Pse në disa raste ‘ndiq pasionin’ është këshilla më e keqe e mundshme

0
Gjigandi

Për mendimin tim “ndiq pasionin tënd” është një ndër këshillat më të këqija që të jepet ndonjëherë. A e dini sa njerëz që e ndjekin këtë moto përfundojnë të papunësuar? A e dini sa ndjekës të filozofisë “pasion ose asgjë” i kalojnë ditët duke luajtur video-lojëra, duke parë reality show dhe në fund nuk arrijnë atë që atë duan? Përgjigja është se ka shumë, jashtë mase shumë. Ja se çfarë besoj unë për këtë temë:

Në disa raste nuk gjen sukses

Mbaj mend një herë duke bërë një bisedë të thellë me shokët e mi të cilët më thonin se çfarë donin të arrinin në jetë. Shumë nga këta shokë më thonin që donin të bëheshin biznesmenë milionerë. Më vonë gjatë bisedës i pyeta këta shokë me potencial, si mendonin ta arrinin këtë qëllim?

Nuk u habita shumë kur pashë që nuk mundeshin t’i përgjigjeshin asaj pyetjeje. Pra, në disa raste “ndiq pasionin tënd” është një hap larg drejt “unë nuk kam bërë asgjë akoma” dhe “unë nuk kam ende një plan”. Ky nuk është sukses. Kjo është barriera e suksesit.

Si mund ta përshtasim këtë rregull?

RonaTyra

Unë mendoj se këtë rregull ne mund ta ndreqim duke u bërë më pozitiv ndaj mundësive që na vijnë. Po ju jap një shembull. Carleen MacKay, një grua 70-vjeçare në moshë gjen çdo skenë për të folur me njerëzit e brezit të ri në lidhje me domosdoshmërinë e gjetjes së pasionit në punët e tyre të tanishme… pa marrë parasysh se çfarë pune bënin, shkruan classlifestyle. Pasioni dhe dëshira e Carleen në këtë punë të thjeshtë që ajo bën si spikere motivuese, rivalizon pasionin e një 24-vjeçari. Në këtë drejtim ajo duhet të jetë një shembull. Shembulli i Carleen na tregon se disa njerëz nuk janë ëndërrimtar të “ndiq pasionin tënd”, por ata krijojnë oportunitete për të gjetur pasionin e tyre me ato çfarë gëzojnë në jetë. Pra, punoni dhe jetoni duke qenë të drejtuar nga pasioni juaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu