Pse Armela Krasniqi fsheh dosjen e pajisjes së Elvi Fundos me licencë televizive!

0
Gjigandi

Nga Adriatik Doçi:

Për të përfituar një licencë televizive duhen plotësuar disa kritere të parashikuara në ligj, vendime dhe udhëzime të posaçme. Mes kriteve janë programet televizive, investimi (plani i biznesit), të ardhurat, pra një sërë kriteresh që përfshijnë kërkesat teknike, ekonomike dhe programore. Autoriteti i Mediave Audiovizive shpall garën për operatorët e interesuar për licencën. Pra, është si një procedurë tenderuese.

Subjekti që plotëson kriteret dhe merr nurmin më të lartë të pikëve shpallet fitues.

Çfarë ka ndodhur?

Me 30 nëntor 2022, AMA ka vendosur t’i japë licencën kompanisë City News Albania, me nipt M22113005L, për ofrimin e shërbimit të programit audioviziv tematik informativ, për një periudhë prej 8 vitesh, për zonën Tiranë-Durrës. Vendimi është firmosur nga kryetarja e AMA, Armela Krasniqi, zëvëndëskryetarja Desada Metaj, si dhe nga anëtarët Aurela Bicja, Besian Zogaj, Gjergji Hamiti, Jetmir Halilaj dhe Joana Allushi. Kompania City News Albania është themeluar në 8 shtator 2022 nga shtetasi Elvi Fudo, ish zyrtar i Partisë Demokratike në Ministrinë e Financave, subjekt i deklarimit të pasurisë kur në pushtet ishte PD-ja.

RonaTyra

Kapitali fillestar i kompanisë është 20 milionë lekë (200 milionë lekë të vjetra) ose rreth 200 mijë euro me kursin e sotëm të këmbimit. Duke parë kohën e shkurtër prej 3 muajsh nga themelimi i kompanisë tek përfitimi i licencës televizve, si dhe dyshimet për ligjshmërinë e rreth 200 mijë euro për kapitalin fillestar (pasi pronari përfitues pretendon se është gazetar dhe jo një biznesmen), i kërkova AMA-s një kopje të dosjes me praktikën e pajisjes me licencë televizive të kompanisë së Elvi Fundos, bazuar në nenin 23 të Kushtetutës dhe ligjit nr. 119/2014 për të drejtën e informimit.

Përgjigja e AMA-s m’i shtoi më tej dyshimet. Sipas AMA-s me në krye Armela Krasniqin dosja nuk mund të jepet pasi përbën sekret, thua se AMA nuk është një organ publik, por është një dyqan privat i Elvi Fundos dhe Armela Krasniqit. Për kufizimin e të drejtës së informimit, neni 17 pika 1 e ligjit nr. 119/2014 për të drejtën e informimit, ka dhjetëra vendime të Komisionerit për të Drejtën e Informimit si dhe shumë vendime gjykatash, vendime të cilat kanë interpretuar në mënyrë shteruese këtë pike, duke përcaktuar rastet e pakta kur kufizohet e drejta e informimit mbi akte dhe dokumente që prodhon një organ publik.

Në këto rrethana, besoj se ‘informacioni sekret’ është një pretekst i AMA me në krye Armela Imeraj dhe Desada Metajn për të fshehur dosjen e pajisjes me licencë të kompaninë City News Albania, duke shtuar dyshimet se ky operator mund të mos i ketë plotësuar kërkesat dhe kriteret ligjore për t’u pajisur nga AMA për licencë televizive. Elvi Fundo është pronar edhe i portalit CNA, me nipt L72011012I, themeluar në gusht 2017, edhe pse në gjykata pretendon se nuk ka lidhjr me këtë tezgë mediatike.

Ky portal ka sulmuar anëtarin e AMA, Besart Zogaj, para se të zgjidhej, duke pretenduar se nuk i plotësonte kriteret dhe se po emërohej anëtar i AMA si djali i Preç Zogajt. Madje janë ngritur dyshime se Besart Zogaj ka falsifikuar vjetërsinë në punë. Portali i Elvi Fundos ka sulmuar edhe zëvëndëskryetaren e AMA, Desada Metaj, duke e konsideruar zgjedhjen e saj si një pazar mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Sulmet janë ndërprerë pasi AMA vendosi të t’i japë licencën televizive kompanisë tjetër të Elvi Fundos, duke krijuar dyshimet se anëtarët e AMA-s mund të jenë shantazhuar për të firmosur.

Pse Armela Krasniqi fsheh dosjen e dhënies së licencës televizive kompanisë së ish zyrtarit të PD-së Elvi Fundo, duke shkelur ligjin për të drejtën e informimit?

A i ka plotësuar kushtet dhe kriteret ligjore kompania për t’u pajisur me licencë dhe nëse po pse duhet të fshihet dosja si sekret?

A ka ndërhyrë një oligark mediatik në mënyrë të paligjshme?

A e ka zbatuar planin e investimit subjekti i pajisur me licencë dhe nëse jo pse nuk i revokohet licenca?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu