Këtë të mërkurë do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste.
Bëhet me dije se mbledhja e socialistëve do të nisë në orën 16:00.
Mësohet se fokusi i Kryesisë së PS do të jetë te Asambleja Kombëtare që do të mbahet ditën e shtunë.
Asambleja do të mbahet ditën e shtunë në orën 10:00, ku pritet të ketë vendimmarrje për Kongresin e PS-së, që do të ketë lidhje me ndryshimet statuore.