Me moton “Stop vrasjes nëpër komisariate” mbështetës të Partisë Demokratike në gjithë vendin mbajtën protesta homazh për vdekjen e të riut Ilvi Meta në ambientet e policisë së Kavajës.
Ata ndezën qirinjë para dyerve të komisariateve, ndërsa qëndruan në heshtje për të shprehur revoltën e tyre për vdekjet që po ndodhin në ambientet e komisariateve.
Në Tiranë, protestës homazh iu bashkua edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili sëbashku me qytetarë të shumtë ndezën qirinj në shkallët e kryeministrisë.
Në një deklaratë për mediat ai tha se kjo ishte një vrasje shtetërore.
Berisha tha se protestat do të vazhdojnë, edhe për çështje të tjera.
Homazhe u zhvilluan në Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Korccë, Lezhë, Mirditë, Lushnje, Vlorë, Fier, Elbasan.
Kjo është ngjarja e dytë brenda një harku kohor shumë të shkurtër që të shoqëruarit humbasin jetën në komisariate. Më 26 Mars humbi jetën 26-vjeçari Arben Mici, pas një zjarri që ran ë ambientet e Komisariatit të Kamzës.