Protestat kundër racizmit/ Supermarketi heq çokollatat “kokë arapi”  

0
Gjigandi

Rrjeti zviceran i supermarketeve Migros ka reaguar ndaj protestave kundër racizmit që kanë përfshirë vende të ndryshme të botës me heqjen e ëmbëlsirave “Moretti” apo “kokë arapi” nga raftet e tij.

Pas vitesh të tëra polemikash e peticionesh, mbërrin kështu bllokimi i çokollateve të prodhuara në 1946-tën nga kompania Dubler.
“Vendosëm ta heqim këtë artikull nga marketet tona. Debati aktual na ka shtyrë të bëjmë një rivlerësim të situatës. E kemi të qartë se edhe vendimi ynë do të ngjallë diskutime”, shkruhet në faqen e Twitter-it të Migros. Kjo nuk është hera e parë që “Moretti” shkakton polemika.
Një peticion i ndërmarrë në 2017-tën kërkonte një emër të ri për këtë ëmbëlsirë, por prodhuesit zgjodhën t’i qëndronin besnikë emrit historik të saj.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu