5 protestues ndodhen në ambientet e Komisariatit numër 4 në Tiranë për zhvillimet e sotme në lagjen “5 Maj”.
Burime bëjnë me dije se ndaj tyre pritet të komunikohet masa e arrestit për veprën penale të “Kundërshtimit të forcave të rendit”.
Mes personave që mbahen në komisariat, është edhe Laureta Nikolla, për të cilën autoritetet thonë se ka ushtruar dhunë ndaj punonjëseve të policisë.
Në total janë shoqëruar 7 persona, por pas verifikimeve dhe marrjes në pyetje janë lënë të lirë 2 prej tyre.
Konkretisht janë brenda dhe pritet të njihen me masë “Arrest”: Gjin Nikolli, Ndue Marku, Agim Marku, Loreta Nikolli, Mirash Marku.
Ndërkohë kanë dalë nga komisariati: Bekim Cerri, Andi Marku.