Kryetari i të përndjekurve politik në Mirditë, Kol Nikolli është ndaluar në Han të Hotit, teksa tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë.
Ndaj Nikollit ishte lëshuar një urdhër-arresti, në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për çmimet ku u bllokua Rruga e Kombit, në hyrje të Rrëshenit.
Por Nikolli është habitur, pasi thotë se nuk ka qenë fare pjesëmarrës në atë protestë.
Rritja e çmimit të hidrokarbureve solli reagimin e qytetarëve të cilët zhvilluan protesta në qytete të ndryshme. Protesta e nisur në Tiranë u pasua nga disa qytete të Shqipërisë dhe disa dhjetëra persona bllokuan në shenjë revolte rrugën e Kombit , ndërsa ndaluan qarkullimin e automjeteve.