Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para ambasadës ruse në Tiranë, në shenjë proteste kundër urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.
Me parulla dhe me flamurin e Ukrainës në duar, qytetarët shqiptarë por dhe ata ukrainas që jetojnë në vendin tonë kanë dalë në mbështetje të Ukrainës.
Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymir Shkurov tha se lufta, që po merr jetë njerëzish, duhet të mbarojë sa më shpejt.
Ai falënderoi shqiptarët për mbështetjen e treguar: “Dua t’i drejtohem popullit shqiptar që është një popull paqësor. Sot ata flasin për atë që mendojnë dhe ajo që mendojnë është paqja. Sot lufta duhet të ndalohet. Kievi është në zjarr. 16 fëmijë kanë vdekur në momentin që flasim. Dje një nga raketat ka rënë në një nga spitalet”./tch