#Hermes #Nikaj, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës” ka lënë qelinë e burgut për të vazhduar dënimin e tij në shtëpi.
Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Tiranës, ndërsa ditën e djeshme Nikaj ka fituar “lirinë” pas 6 muajsh.
0:30 Nikaj u vu në pranga disa muaj më parë, pas një hetimi disa mujor, ku u vunë nën hetim disa persona dhe u zbardhën biseda ku bëheshin marrëveshje për marrëdhënie seksuale.
Nga përgjimet dolën dhe emra të personazheve të njohur publik, ndërsa Nikaj ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria.
Hermes Nikaj përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime nga vajzat e shfrytëzuara për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Nga përgjimet dolën edhe emra të personazheve të njohur publik, që ishin pjesë e këtij grupi që shfrytëzonte vajzat e reja për prostitucion.