Vendimi i Federatës për të mos rifilluar do të ishte shumë i rrezikshëm

0
Gjigandi

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e zhvilluar me anë të video-konferencës për të gjithë pjesëmarrësit, institucioni i lartë europian i futbollit ka caktuar edhe disa pika shtrënguese për federatat në lidhje me rastet kur verdiktet e tyre nuk do të pranohen nga UEFA.

Pra, nëse një federatë e vendos që të mos rifillojë futbollin, UEFA mund të mos pranojë t’i “certifikojë” rezultatet në rastet kur:

a) Kampionatet janë mbyllur para kohe pa iu përmbajtur parimeve të këtij udhëzuesi ose pa një arsye legjitime nga organet e shëndetit publik;

b) Procedurat e përzgjedhjes së klubeve nuk kanë qenë transparente, objektive dhe jo-diskriminuese;

c) Ekziston një perceptim publik se përzgjedhja e klubit/ve është bërë në formë të pandershme;

RonaTyra

Kësisoj, pa një vendim drastik nga qeveria për mos zhvillimin e kampionatit, vendimi i federatës dhe klubeve për të mos rifilluar do të ishte me risk shumë të madh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu