Kompania japoneze “Kengo Kuma & Associates” është shpallur fituese e Konkursit Ndërkombëtar për hartimin e projektit për Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Margariti u shpreh se porta hyrëse e Butrintit do të kthehet tashmë në një hapësirë publike takimi për komunitetin lokal dhe turistët.
Ministrja ndau edhe foto nga projekti, puna për të cilin pritet të nisë shumë shpejt. Kompania fituese rezulton mjaft e njohur në tregun ndërkombëtar, me dhjetëra vite eksperiencë në këtë fushë.