Vendoret në Tiranë/ Pernaska takim me gratë dhe vajzat, zbardhet programi

0
Gjigandi

Kandidatja e bashkisë për kryeqytetin, Lajla Pernaska zhvilloi në Kalanë e Tiranës një takim me gratë dhe vajzat. Fokusi i këtij takimi ishte shpalosja e programit të saj për këtë grup.

Pernaska e vuri theksin në fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave. Ajo theksoi se do ta bënte të mundur këtë duke krijuar lehtësira për hapjen dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të tyre. “Taksat bashkiake do të jenë 0 për 3 vitet e para të punës.” – u shpreh Pernaska.

Bashkia do ofrojë gjithashtu shërbim falas me zyrë asistence ligjore dhe ekonomike për aktivitetin e tyre të sipërmarrjes. Pernaska theksoi se nën drejtimin e saj, do të lehtësohen procedurat për strehimin e grave në nevojë dhe do të rritet buxhetit për këtë kategori.

Pjesë e programit të saj ishin edhe:

RonaTyra

-Mbështetja e formimit profesional & zgjerimi i skemës së granteve për sipërmarrje nga gra kryefamiljare.

-Mbështetja me grante e sipërmarrjeve të grave në zonat rurale.

-Hapja e një tregu falas  për aktivitetin e grave artizane, ku mund të shesin prodhimet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu