Projekti 36 milionë euro 2,2 km, dy mbikalime dhe një nënkalim te Shqiponja

0
Gjigandi

Projekti i rindërtimit të Unazës së madhe, nga rrethi rrotullimi i sheshit Shqiponja deri tek pallati me shigjeta do të kushtojë 36 milionë euro. Gjithsej janë 2.2 km rrugë që do të ndërtohen, të cilat janë ndarë në tre lote.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Do të ndërtohen gjithashtu 2 mbikalime edhe një nënkalim. Pikërisht loti i tretë do të jetë nënkalimi që do të ndërtohet tek rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja.
Kosto e tij është rreth 14 milionë euro. Unaza do të jetë rrugë e kategorisë A, pra autostrada me lëvizje të pandërprerë, ndërkohë që do të ndërtohen dhe rrugët dytësore, që do të lidhin lagjet e zonës me Unazën.
Puna do të zgjasë rreth 2 vite sipas ARRSH dhe pritet të nisë javës tjetër. Me përfundimin e punimeve lëvizja e automjeteve në këtë segment do të jetë e njëjtë me lëvizjen aktuale të automjeteve në segmentin tjetër të Unazës, pallati me shigjeta, Komuna Parisit-TEG.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu