Ish-Myftiu i Tiranës: Ka “VIP-a” që kanë shpenzuar deri 200 mijë euro për një varr

0
Gjigandi

Ylli Gurra, ish-Myftiu i Tiranës, ka ndarë informacione në lidhje me shpenzimet e larta që bëjnë shqiptarët për një ceremoni varrimi.

Sipas tij, ka persona ‘VIP’ që kanë shpenzuar edhe deri 200 mijë euro për një varr për familjarët e tyre.

Gurra theksoi se personat që harxhojnë shuma të mëdha për ndërtimin e një varri me mermer të ardhur nga jashtë, zënë dhe një hapësirë të konsiderueshme në varraze, duke detyruar të tjerët të varrosen 2-3 persona së bashku.

“Anarkia e 30-viteve ka shoqëruar edhe të vdekurit, jo për fajin e tyre por për fajin tonë. Unë herë pas here shkoj edhe në Sharrë edhe në Tufinë, kemi shpenzime tejet çdo limiti. Ka shpenzime 100 mijë euro një varr. Unë kam dhe emra që nuk është vendi për t’i përmendur, 200 mijë euro shpenzime. Janë deri diku persona VIP, por ka dhe njerëz normal me 30-50 mijë euro një varr.

Familjarët pas disa vitesh shkojnë në atë pendimin që ishte i panevojshëm. Plus që kanë uzurpuar një hapësirë shumë të madhe dhe detyrohen të tjerët të kryejnë varrime mbi varrime”, tha Gurra.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu