Mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar më 31 mars .
Sipas kryeministrit Edi Rama, që prej muajit janar 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit.
Njoftimi i plotë:
Më 31 mars mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, ku prej muajit janar përtej të gjitha pritshmërive, 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit tonë.
Kush ende nuk është përfshirë ka të gjithë mirëkuptimin tonë dhe në çdo rast, ka edhe disa ditë që të mundet t’i bashkohet nismës për të dhënë opinionet e veta, përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo duke kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.