Probleme të përsëritura e teste të dështuara për maturantët, deputetja e PD-së thirrje ministres Kushi: Të rishikohet…

0
Gjigandi

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me provimin e biologjisë për maturën shtetërore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Zhupa problemet e përsëritura pa asnjë vullnet për t’i zgjidhur, kanë bërë që të kemi model të testeve të dështuara.

Zhupa shprehet se askush nuk mban përgjegjësi për testet e hartuara pa cilësi, ndaj dhe njofton se ditën e hënë në orën 16:00 maturantët do të protestojnë sërish.

Statusi i plotë:

Matura 2022, probleme të përsëritura pa asnjë vullnet për ti zgjidhur, në kurriz të mundit të maturantëve. E rritën “Turin” e bënë model të testeve të dështuara!!

RonaTyra

▪️Provimi i Biologjisë rrezikon vlerësimin real dhe kurorëzimin me sukses së ëndrrave të maturantëve për degët e preferuara si mjekësia etj.

▪️Një test siç e vlerësojnë mësuesit e biologjisë por edhe vetë maturantët, jashtë standardi, jashtë programi, i koklavitur, me çelës përgjigjesh që përsëri lë hapësira për komente.

▪️Më 10 Mars e kam thirrur në interpelancë ministren Kushi, pikërisht për maturën shtetërore 2022, edhe i kam kërkuar teste pilote për të kuptuar vështirësitë pasi është matura që ka nisur gjimnazin me pandemi,  hartimi e tezave me përgjegjësi, me korrektësi, brenda programit etj. Asgjë nuk mori parasysh dhe bëri propagandë. Ndërkohë vit pas viti bëjnë teza “ Turi” me papërgjegjshmërinë më të madhe.

Të hënën në orën 16:00 maturantët protestojnë sërish.

I bëj thirrje ministres Kushi mos ti shkatërroj mundin dhe ëndrrat maturantëve:

📌 Të hiqen nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit.

📌 Të rishikohet çelësi i provimit, sipas vërejtjeve dhe sugjerimeve të mësuesve të biologjisë.

📌Të ndryshojnë kufijtë e vlerësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi.

📌 Të mbajnë përgjegjësia QSHA dhe hartuesit e tezave.

Keni 4 vjet që maturantët i detyroni të protestojnë për shkak të testeve të hartuara pa cilësi në lëndë të ndryshme dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu