Ja disa nga faktorët që shkaktojnë probleme me kujtesën:
Jeni ankthioz ose të shqetësuar: Kjo do të ishte gruaja që bën 700 gjëra në të njëjtën kohë, ose dikush që ka shumë presione të jashtme, si problemet financiare ose një i dashur që nuk është mirë. Ky hormon i stresit që ju mban të gjallë dhe ndikon gjithashtu në hipokampus dhe pjesë të tjera të trurit që janë të përfshira në kujtesë. Në mënyrë të ngjashme, ankthi apo shqetësimi i vazhdueshëm për diçka që mund ose nuk mund të ndodhë në të ardhmen, ndihet si stres për trupin dhe kështu ka të njëjtin efekt në trurin tuaj. Kur niveli i ankthit është i lartë, nuk mund të përqendroheni në asgjë dhe vëmendja do të dëmtohet, do të duket sikur keni një çrregullim të kujtesës sepse nuk mund të përqendroheni në asgjë.
Ndjeni depresion: Mjekët janë të paqartë nëse depresioni është një shkak i humbjes së kujtesës apo një simptomë e saj, por sido që të jetë, hulumtimi tregon një lidhje midis depresionit dhe proceseve njohëse. Edhe njerëzit që kanë vetëm një simptomë ose dy mund të kenë probleme: Një studim që shqyrtoi njerëzit që nuk ishin klinikisht në depresion zbuloi se sa më shumë simptoma të depresionit të kishin, aq më shumë probleme me kujtesën raportuan. Dhe lufta me depresionin që në moshë të re, një studim tjetër zbuloi se lidhet me kujtesën më të dobët në moshën e mesme. Për më tepër disa antidepresantë të vjetër shoqërohen gjithashtu me humbje të kujtesës.
Jeni para menopauzës: Periudha kohore që çon në menopauzë dhe vetë tranzicionit mund të jetë një faktor i vogël, por domethënës i humbjes së kujtesës, sipas hulumtimeve, që nuk është domosdoshmërisht i lidhur me moshën. Për më tepër, para menopauza shpesh sjell ndryshime të humorit, të tilla si ankthi dhe depresioni, probleme me gjumin, ndonjëherë të shkaktuara nga simptomat e saj. Të gjitha këto ndikojnë në kujtesë.
Nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm: Cilado qoftë arsyeja pse nuk po bëni gjumë mjaftueshëm, gjumi i pamjaftueshëm ndikon shumë në kujtesën tuaj. Gjatë fazave më të thella të gjumit, disa proteina pastrohen nga truri, por nëse nuk arrini kurrë në fazat e gjumit kur mendohet se po ndodhin këto aktivitete, ndoshta substanca toksike mund të grumbullohen në tru dhe të ndikojnë në mënyrën se si funksionojnë këto nerva./Prevention