Të martën në Prishtinë një banesë është mbuluar nga zjarri, bën të ditur Policia e Kosovës
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Prishtinë, ku banesa e pabanuar e cila gjendet në katin përdhese të një ndërtese është përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
Ende nuk janë të njohura shkaqet dhe dëmet e zjarrit.