Prezantohet buxheti 2020/ Debate mes socialistëve për shifrat

0
Gjigandi

Buxheti i gjashtë i qeverisë socialiste vjen në një moment të vështirë për ekonominë dhe financat e shtetit. Por qeveria pret që situata të përmirësohet vitin tjetër.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Por kreu i komisionit parlamentar të ekonomisë është më skeptik se parashikimet e ministrisë së financave
“Rishikoni rritjen ekonomike të vitit 2019, pasi duhet që rritja ekonomike e 6 mujorit të dyrë të jetë 5% që viti të mbyllet në nivelin e 3 deri në 3.5%. E ftoj ministrinë e financave të reflektojë pozicionin e rritjes ekonomike për të konsoliduar nivelin e këtij viti, por edhe parashikimin e vitit të ardhshëm”, thotë ai.
Planifikimi për rritjen ekonomike nuk ishte rezerva e vetme që Ahmetaj shprehu ndaj projektbuxhetit të vitit 2020.
Hartues i disa buxheteve në qeverinë socialiste, Ahmetaj i kërkoi ministrisë së financave të jetë më agresive në mbledhjen e të ardhurave për të financuar shpenzimet që ushqejnë rritjen ekonomike.
Të ardhurat e buxhetit 2020 planifikohen 502 miliardë, ndërsa shpenzimet e qeverisë pritet të jenë 532 miliardë lekë.
Klodian Tomorri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu