Mashkulli më sexy në botë zgjidhet këngëtari i famshëm

0
Gjigandi

Sipas People, mashkulli më sexy në botë për 2019-ën është këngëtari i famshëm John Legend. Pasi rrëmbeu Grammy-n e tij të parë, në vitin 2006, karriera e këngëtarit ka qenë gjithmonë në rritje. Përveçse një bashkëshort dhe baba i përkushtuar, Legend është edhe një prej personazheve më të dashur të Hollywood-it.

I pyetur se çfarë mendon për titullin që ka marrë (si mashkulli më sexy në botë), John Legend është shprehur me humor:

“U emocionova, por edhe u tremba njëkohëisht, sepse është shumë presion për mua. Të gjithë do të më marrin mënjanë për të parë nëse jam mjaftueshëm sexy për ta merituar këtë titull. Po ashtu, e kam marrë titullin pas Edris Elba-s (i cili u shpall mashkulli më sexy vitin e kaluar), gjë që nuk është e drejtë dhe nuk është e këndshme për mua.”

Legend është shprehur krenar për karrierën e tij deri më sot, si dhe për familjen e mrekullueshme qe ka ndërtuar me bashkëshorten, Chrisy Teigen. Siç thotë ai, “është në paqe me veten”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu