Prezantimi i Emiriana Sako, Gjiknuri: Durrësi është pro zhvillimit dhe nuk mund të bëhet betejë e…

0
Prezantimi i Emiriana Sako, Gjiknuri: Durrësi është pro zhvillimit dhe nuk mund të bëhet betejë e…
Gjigandi

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, prezantoi zyrtarisht kandidaten e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Duke theksuar momentin në të cilën po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, të 6 Marsit, Gjiknuri u shpreh se Durrësi ka shansin e artë për t’u transformuar tërësisht dhe nuk mund të bëhet betejë e njerëzve të  humbur politikisht.

“Unë e di që fitorja nuk kërcënohet nga kundërshtarët tanë, në luftë janë dy humbësa, njëri është humbës kronik, por që është ‘grata’ dhe tjetri që është i papëlqyeshëm nga faktori ndërkombëtar, nga SHBA, por njëkohësisht është një njeri që ju e dini shumë mirë historinë e tij politike, thjesht ata luftojnë për mbijetesën e tyre politike. Po pse do të përdoren qytetarët durrësak apo të bashkive të tjera se kush nga ata do të mbijetojë politikisht? Jo se kanë durrësakët këtë hall, durrësakët duan zhvillimin, se janë qytetarë nga natyra dhe duan zhvillimin, nuk janë tifozë politikë, nuk e fiton dot kollaj zemrën e Durrësit, përveçse me vepra konkrete dhe me sjellje konkrete”,

u shpreh Gjiknuri.

Drejtuesi politik i PS në qarkun Durrës, Adrian Çela, në fjalën e tij u ndal tek puna e deritanishme e kandidates Emiriana Sako dhe tek vullneti i saj për të bërë më të mirën për qytetin e saj, gjatë kohës kur ka drejtuar bashkinë.

RonaTyra

“Në prill të vitit 2020, që qyteti ishte goditur nga tërmeti dhe po jetonte pasojat e tërmetit dhe pandemisë, kur iu bë propozimi që ta merrte këtë detyrë, Ani nuk pati asnjë lloj mëdyshje.
Përse e them këtë: njerëzit njihen kur marrin përgjegjësi në momente të vështira sepse të marrësh përgjegjësi në momente të lehta është shumë kollaj”

, u shpreh Çela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu