Prestigjiozja “New York Times” padit Microsoft dhe OpenAI

0
Gjigandi

Organizata amerikane e lajmeve “New York Times” ka paditur pronarin e ChatGPT OpenAI mbi pretendimet se e drejta e tij e autorit ishte shkelur për të trajnuar sistemin. Padia, e cila gjithashtu përmend Microsoft si palë e paditur, thotë se firmat duhet të mbahen përgjegjëse për “miliarda dollarë” dëmshpërblim.

ChatGPT dhe modele të tjera të mëdha gjuhësore (LLM) “mësojnë” duke analizuar një sasi masive të dhënash që shpesh burojnë në internet.

Në padi thuhet se “miliona” artikuj të botuar nga “New York Times” janë përdorur pa lejen e saj për ta bërë ChatGPT më të zgjuar dhe pretendon se mjeti tani po konkurron me gazetën si një burim informacioni i besueshëm.

Po ashtu pretendon se kur pyetet për ngjarjet aktuale, ChatGPT ndonjëherë gjeneron “fragmente fjalë për fjalë” nga artikujt e “New York Times”, të cilat nuk mund të arrihen pa paguar për një abonim.

RonaTyra

Sipas padisë, kjo do të thotë që lexuesit mund të marrin përmbajtjen e “New York Times” pa paguar për të – që do të thotë se po humbet të ardhurat nga abonimet si dhe klikimet nga reklamat nga njerëzit që vizitojnë faqen e internetit.

Microsoft ka investuar më shumë se 10 miliardë dollarë në OpenAI. Padia, e paraqitur të mërkurën në një gjykatë federale në Manhattan, zbulon se “New York Times” iu afrua pa sukses Microsoft dhe OpenAI në prill për të kërkuar “një zgjidhje miqësore” mbi të drejtat e autorit.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu