Presidenti Meta vlerëson me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Nikollë Vatnikaj, si drejtues shembullor të Policisë

0
Gjigandi

Presidenti Republikës, Ilir Meta ka kryer një vizitë në Malësinë e Gjakovës dhe Dukagjinit, duke ndarë disa dekorata në lidhje me personalitetet më të spikatura në këtë zonë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai bën të ditur dhe vlerësimet, si dhe pamjet nga aktiviteti.

Meta ka vlerësuar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Nikollë Vatnikaj si një drejtues shembullor të Policisë së shtetit, për punën e tij profesionale dhe si një model i nënpunësit të ndershëm të shtetit. Pas një ataku kardiak, kryekomisarin Nikoll Vatnikaj është ndarë nga jeta. Vlersimin nga presidenti e ka pritur vajza e tij Desantila Vatnikaj.

Kujtojmë se Kryekomisari Vatnikaj ka pasur një karrierë të gjatë prej më shumë se 30 vitesh në polici. Kryesisht ai ka mbajtur detyra të rëndësishme, si shefi i Komisariateve të ndryshme në Tiranë, si dhe detyra të tjera të Policinë e Shtetit.

Sakaq, Meta pohon se të gjithë shqiptarët janë krenarë për historinë, traditat dhe atdhedashurinë ndaj patriotëve.

RonaTyra

Postimi i Plotë:

Me propozim të Shoqatës atdhetare “Nikaj-Mërtur” pata sot privilegjin e veçantë të vlerësoja disa personalitete të spikatura të Malësisë së Gjakovës dhe të Dukagjinit, me kontribut të vyer për kulturën, traditën dhe mbi të gjitha për çështjen kombëtare, lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Shqipëri.

Çmova me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dy prijësit e ndritur dhe të paharruar fetarë, At Gegë Lumaj dhe Hoxhë Dusha, simbole të mirëkuptimit dhe harmonisë fetare, që me veprimtarinë e tyre dëshmuan gjatë gjithë jetës se shqiptarët e të gjitha besimeve janë vëllezër të një gjaku dhe të një gjuhe.

Me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” vlerësova malësorin trim dhe të paepur në luftë kundër pushtuesve osmanë dhe serbo-malazezë, Zef Avdijaj, që çdo herë ishte në ballë të betejave në mbrojtje të zonës së Dukagjinit, por që për fat të keq e mbylli jetën duke i kaluar 30 vite në burgjet e komunizmit.

Nderova me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Nikollë Vatnikajn, drejtuesin shembullor të Policisë së Shtetit, një personalitet që më punën e tij profesionale, integritetin, me sjelljen shembullore dhe njerëzore do të mbahet mend si model i nëpunësit të ndërshëm të shtetit.

Gjithashtu me Titullin “Mjeshtër i Madh” vlerësova Kolë Prognin, studiuesin e pasionuar të Alpeve tona, duke i bërë ato të njohura për të gjithë shqiptaret dhe më gjerë, si edhe me Titullin “Nënë Tereza” mjekun e përkushtuar humanist, Mhill Gecaj, i njohur për kontributet e dhëna nga Lëvizja Studentore Dhjetor ’90-të, gjatë luftës për Çlirimin e Kosovës dhe deri në kontributin për gjallërimin e zonës së Nikaj-Mërturit.

Të gjithë shqiptarët janë krenarë për historinë, traditat, kulturën dhe atdhedashurinë e patriotëve dhe personaliteteve të Malësisë së Gjakovës dhe të Dukagjinit, ashtu siç jam i bindur që dhe banorët e këtyre trevave të mrekullueshme ndihen krenarë që janë malësorë!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu