Pas gati tre muajsh, Polonia ka rihapur sot kufijtë e saj për të gjitha vendet fqinje, anëtare të Bashkimit Europian.
Pas relaksimit të kontrolleve në kufirin me Lituaninë të premten, rihapja e kufijve për në Gjermani, Republikën Çeke dhe Sllovaki hyri në fuqi në mesnatë (2200 GMT).
Kërkesat për hyrje nga vendet joanëtare të BE-së gjithashtu janë lehtësuar, ndërsa kontrollet në kufijtë me Ukrainën, Bjellorusinë dhe zonën ekskluzive ruse të Kaliningradit mbeten, raporton ATSH.
Në mes të marsit, qeveria e Polonisë mbylli hyrjen për të huajt nga brenda BE. Përjashtim ishin për ata që kishin vendbanim të përhershëm, shofer kamionësh dhe diplomatë.
Qytetarët polakë që u kthyen nga jashtë u duhej të kalonin 14 ditë në karantinë.
Fluturimet për në destinacionet e BE planifikohen të rifillojnë më 16 qershor.
Burimi: top-channel.tv