Policia greke në ndekje të shqiptarit/ Përplasi me makinë 21-vjeçaren, e reja në luftë për jetën

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Selanikut në orët e para pas mesnatës, ku një 21-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë, pasi u përplas nga një makinë.

Sipas mediave greke, makinën e drejtonte një 30-vjeçar shqiptar. Ai e kishte marrë makinën tip “Skoda” hua për një ditë nga një 44-vjeçar grek.

Shqiptari është me precedentë dhe është gjendur në dyert e policisë disa herë.

30-vjeçari është i dyshuari kryesor për ngjarjen dhe është nëkërkim nga policia.

Makina që ka përplasur dhe plagosi rëndë 21-vjeçaren është gjetur mëngjesin e së martës e braktisur, pa targa, me xhama të thyer në Unazën e Selanikut. Qytetarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes, kishin arritur të regjistronin targën e automjetit dhe ia dhanë policisë që mbërriti në vendngjarje.

RonaTyra

Gjithçka ndodhi pak pas orës 01:00 të së martës kur makina gri e errët goditi të renë e cila me siguri po kalonte rrugën dhe më pas u largusa nga vendngjarja.

Qytetarët që dëgjuan zhurmën dolën me shpejtësi në rrugë për të parë se çfarë ndodhi, i bërtitën shoferit të ndalonte dhe një prej tyre ndoqi makinën me një motoçikletë, e cila arriti të zhdukej në rrugët e ngushta të zonës.

Në fakt drejtuesi i mjetit në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes është kthyer mbrapsht dhe ka goditur sërish 21-vjeçaren, ndërsa ajo ka mbetur e plagosur rëndë në asfalt.

Vajza fatkeqe vazhdon të luftojë për jetën, pasi ndodhet e shtruar në gjendje shumë kritike dhe e intubuar në spital. Pas mbërritjes në spital ajo iu nënshtrua një sërë operacionesh ndër të tjera në kokë ku ka lëndime të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu