Pogaçe e gërryer: Specialitet fshati!

0
Pogaçe e gërryer: Specialitet fshati!
Gjigandi

Pogaçja e gërryer, specialitet fshati, emrin e ka marrë për shkak se pas pjekjes gërryhet me anën vrazhdë të rendes

Përbërësit:

– pak më shumë se 1 kg miell,
– 2 lugë të vogla kripë,
– 2 lugë të vogla tharmë të terur,
– gjysmë qese pluhur për pjekurina,
– 1 lugë e vogël sheqer,
– 2 lugë vaj,
– 1 gotë qumësht të vakët,
– 1 gotë ujë.

Përgatitja:

RonaTyra

Qiteni tharmin në qumësht të përzier me sheqer dhe pak miell dhe prisni që të bymehet.

Miellin qiteni në një enë, përzieni me kripë dhe me pluhurin për pjekurina dhe shtoni qumështin dhe tharmin, gjatë gjithë kohës përzieni.

Ngadalë shtoni ujin në mënyrë që brumi të mbetet më i fortë se kur gatuani bukë dhe në fund shtoni vajin.

Ngjisheni mirë dhe mbulojeni me leckë të bardhë dhe lëreni që brumi të bymehet. Ngjisheni edhe dy herë.

Nëse nuk mundeni që pogaçen të formoni me duar, shtrijeni me okllai. Duhet të jetë e hollë, duke pasur parasysh se do të bymehet.

Rrotullojeni nga të dyja anët në miell dhe lëreni në një tepsi të madhe të lyer dhe shpojeni shpesh me piruni, pastaj lyeni me vaj.

Lëreni të bymehet rreth gjysmë ore.

Piqeni rreth 40 minuta në furrën të ngrohur në 220 gradë, derisa të marrë ngjyrë gështenje, pastaj temperaturën uleni në 200 gradë.

Nxirreni pogaçen nga furra, kapeni me leckë në mënyrë që të mos digjeni dhe anën e lirë gërryejeni me anën e vrazhdë të rendes.

Kur të gërryhet e gjitha dhe të hiqet pjesa e errët e kores, kaloni me duar të lagura sipër bukës dhe kthejeni në furrë edhe pesë minuta.

Mbështilleni në leckë dhe lëreni të qëndrojë derisa të ftohet pak.

Ju bëftë mirë, – transmeton abc24.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu