Poçe për Pashkë, hapet në Korçë panairi i Poçarisë

0
Poçe për Pashkë, hapet në Korçë panairi i Poçarisë
Gjigandi

Qindra qytetarë kanë nisur tanimë festimet për Pashkën Ortodokse në Korçë! Atje është hapur edhe Panairi i Poçarisë, një ngjarje e cila ka munguar prej dy vitesh për shkak të pandemisë, ndërsa besimtarët blejnë objekte prej balte sipas traditës ortodokse.

Për Pashkën ortodokse tradita është që në shtëpi të futet Baltë.

Në respekt të traditës qindra vjeçare, para sheshit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, është hapur panairi i Poçarisë.

Dhjetëra objekte prej balte, kryesisht poçe janë nxjerrë në shitje nga tregtarët.

Qytetarët thonë se futja e baltës në shtëpi është fat i mirë.

RonaTyra

“Bën për mirësinë në shtëpi. Është shumë e mirë. Ne marrim çdo vit.”

Por edhe myslimanët kanë përgatitur objekte të ndryshme për tua shitur ortodoksëve në prag të festës më të madhe të tyre.

2 vitet e kaluara e kanë dëmtuar rëndë këtë panair për shkak të pandemisë, ndërsa shitësit thonë se blerjet këtë vit kanë rënë.

“Vjet nuk kemi bërë fare panair. Ka ndikuar shumë covidi. Është shumë dobët situata. Nuk ka punë fare.”

Korça është kryeqendra e festimeve të Pashkës Ortodokse ndërsa qindra besimtarë edhe nga qytetet e tjera shkojnë atje për ta kremtuar këtë festë që simbolizon ringjalljen e Krishtit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu