Kryeministri Edi Rama replikoi në Kuvend me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, pasi kjo e fundit përmendi udhëtimin në Kiev të kreut të qeverisë.
“Po me Kievin çfarë pate zonja Tabaku? Ku hynte Kievi në këtë bisedë, ç’lidhje kishte vizita jonë në Kiev me domatet? I kemi ndarë punët, ju te domatet, ne të shkretët aty ku na kërkon detyra”, tha Rama në fund të replikës së tij.
Ndërkohë deputetja e PD, Jorida Tabaku pasi mori fjalën për t’ju përgjigjur kryeministrit, bëri ironi me arrestimin për drogë të Agim Kajmakut:
{Ka një thënie “ti je ajo që bën jo ajo cka thua që do bësh” e kjo qeveri përmblidhet më së miri në këtë thënie.
E nisëm javën me spektaklet qesharake të luftës ndaj korrupsionit. Dikur kishim posterat e mëdhenj në rrugë tani kemi kaluar te konferencat.
Kjo qeveri në CV-në dy ministra pas hekurave një deputet për korrupsion pas hekurave po prapë këto po e luftojnë korrupsionin.
Për shembull rri sa rri, lodhet sa lodhet te 430 milionë euro shkon që sa më shumë e mohon aq më shumë ia fut në mendje shqiptarëve.
430 mln euro do i mbetet gjithë jetën e unë s’do ndaloj për ta thenë deri kur ato që qeshin sot me dosjet me tre shifra me incenratorët në majë të plehut të inceneratori i Elbasanit zgërdhihen sa flitet për këto akuza.
Këtë spektakël të shëmtuar të drejtuar në fillim të kësaj jave nuk e zbehu as arrestimi i një burri që nuk ka paguar kurrë një gjobë në jetën e vet e është i pastër… sic doli për inceneratorët, drogën që i ka dalë për Zot në 8 vite.
Në këtë sallë kemi votuar shumë ligje, kanë kaluar shumë reforma, që sot po i shikojmë efektet, i vetmi ligj që na e ka ngritur dhe nivelin e diskutimit është ligji i dekriminalizimit.
Ka nxjerrë shembujt se si kjo qeveri është mësuar të qeverisë. Unë e isha në Vorë në 6 mars Kajmakun e çfarë mund të bëja unë kur i kisha provuar shqiptarëve që dëshmitari këtu ishte i përfshirë në 430 milionëshin? Por prapë Kajmakun kisha dëshmitar ai etaloni i ndershmërisë, simboli i punës së kësaj qeverie…