“Po keni probleme, flisni me mua”, Rama i kthehet senatorit që kritikoi Melonin për marrëveshjen, i përmend mbledhjen e komunistëve në Moskë

0
Gjigandi

“Nuk u entuziazmova për marrëveshjen se kur punon dhe bën marrëveshje nuk ka asgjë për t’u emocionuar, duhet të punosh”.

Kështu është shprehur kryeministri shqiptar Edi Rama para senatorit italian Antonio Misianit të PD-së dhe prezantuesit të emisionit politik “L’Aria che tira”, David Parenzo në transmetuesin La7.

Kryeministri shqiptar i referohej marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve. Marrëveshja, në veçanti, parashikon hapjen dhe menaxhimin e dy qendrave të ndalimit dhe riatdhesimit të emigrantëve në Shqipëri.

Dy objektet do të ndërtohen në portin e Shëngjinit dhe në fshatin Gjadër, brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.

Marrëveshja e arritur nga të dy vendet nuk u pëlqeu demokratëve italianë.

RonaTyra

“Të sulmosh qeverinë italiane, të besosh se marrëveshja është shumë e shtrenjtë për taksapaguesit italianë, të akuzosh qeverinë për një rrëmujë…”, vazhdoi kryeministri shqiptar – “… për mendimin tim duhet të themi vetëm faleminderit Shqipërisë, të cilës i dha në dispozicion tokën e saj Italisë për këtë plan”.

Rama ka dashur të thotë fjalën e tij edhe për kërkesën e Partisë Demokratike për largimin e tij nga Partisë Socialiste Evropiane.

“Në fund të fundit, nëse shokët e PD-së italiane kanë problem, mund të më kontaktojnë në çdo kohë dhe jam i hapur për diskutime, ne mund të diskutojmë një problem mes nesh, por ta bësh këtë në samitin e Partisë Socialiste Evropiane, si një mbledhje të dy partive komuniste në Moskë, më duket paksa e ekzagjeruar”.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu