Po digjeshin mbeturina, nuk ka zjarr brenda zyrave të SHISH

0
Gjigandi
Rezulton i rremë lajmi i shpërndarë nga disa media për një zjarr brenda ambjenteve të SHISH në Elbasan. Pas verifikimeve në terren është konstatuar se janë ndezur disa kazanë të mbeturinave ngjitur me murin e këtij institucioni.

As brenda oborrit dhe aq më pak brenda zyrave, nuk ka shenja të rënies së zjarrit, siç është raportuar.

Disa ditë më parë u përhap lajmi për zjarr në një avion në Rinas, por rezultoi gjithashtu informacion i rremë. Tymi dilte nga një pajisje gjenerator e vendosur pranë avionit për punime rutinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu