Platforma e Alibeajt/ Salianji: Bëhet për interesa meskine. Krijon premisa për ndarjen përfundimt…

0
Platforma e Alibeajt/ Salianji: Bëhet për interesa meskine. Krijon premisa për ndarjen përfundimt…
Gjigandi

Ervin Salianji, deputeti demokrat që nuk mbështeti parimet e Alibeajt për bashkimin, por as nuk bën pjesë në grupin e Rithemelimit, reagoi përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me platformën e prezantuar sot nga kreu i grupit parlamentar të PD.

Salianji shkruan se çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakortësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike, ndërsa thekson se dokumenti i paraqitur sot është krejt i ndryshëm nga ç’iu dha dje.

“Forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokukenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike!” vijon Salianji, ndërsa thekson se përgjegjës për krijimin e 2 partive do të jenë ata që dukshëm po venë interesat e përfitimeve personale mbi intereat e demokratëve!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu