Plas grushti në kombëtaren e Brazilit, ‘BigRom’ fut në sherr Richarlison dhe Vinicius

0
Plas grushti në kombëtaren e Brazilit, ‘BigRom’ fut në sherr Richarlison dhe Vinicius
Gjigandi

Arsyeja e sherrit të ashpër mes lojtarëve të kombëtares braziliane Richarlison dhe Vinicius Jr nuk u zbulua menjëherë, por në orët në vijim gjithçka doli në dritë. Për të zbuluar se çfarë fshihej pas gjithë atij nervozizmi ishte sulmuesi i Evertonit:

“Vinicius më tha se nuk mund ta fitoj Champions League. Ai tha se jam i mbivlerësuar, se Evertoni do të bjerë nga kategoria (Premier League) sezonin e ardhshëm dhe unë e kisha mbyllur gojën. Por kur tha se Lukaku është më i mirë se unë, atëherë më iku truri fare dhe reagova”. Këto fjalë të sulmuesit të Evertonit i ka zbuluar “TNT Sports Argentina”.

Me pak fjalë, Romelu Lukaku e gjeti veten subjekt i një sherri pa pasur asnjë lidhje me gjithë situatën. Belgu është në qendër të shumë thashethemeve në treg, por me siguri nuk e priste një gjë të tillë.

Ky është një episod mjaft i veçantë, duke qenë se pak ditë më parë Richarlison festoi në Instagram fitoren e shokut të kombëtares, Vinicius Jr në Champions League.

Nuk është e qartë nëse të dy ishin miq edhe jashtë fushës apo nëse marrëdhënia e tyre ishte e kufizuar në dhomat e zhveshjes së “Seleçao”, por tani grindja e tyre shkakton shqetësim në opinionin publik brazilian përpara Kupës së Botës.

RonaTyra

Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës prej 20 vitesh, kur kompeticioni u mbajt për herë të fundit në Azi. Trajneri Tite dëshiron një grup të shëndetshëm dhe të qetë përpara “Katar 2022”.

Disa orë më vonë ishte vetë Richarlison ai që shpërndau foton dhe Vinicius Jr komentoi. Normaliteti duket se tashmë është rikthyer mes të dyve dhe në kombëtaren braziliane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu