Plagosi shokun në gjendje të dehur, dëshmon polici: Arma mu shkrep pa dashje.

0
Gjigandi

“Mu shkrep arma pa dashje”, kështu deklaroi para trupës gjykuese efektivi i FNSH, Lutfi Gjyli, 48 vjeç pasi plagosi fqinjin e tij Murteza Lika, 60 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në Kombinat, Tiranë kur po konsumonin pije alkoolike me njëri tjetrin.

Gjykata ka vendosur të lërë në burg Gjylin, i cili me armën e shërbimit qëlloi Likën duke i shkaktuar dëmtim në këmbën e majtë. Ai u dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, ku mori ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, 60-vjeçari Lika vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gjyli ishte inspektor policie me detyrë trupë shërbimi në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë dhe akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu