Dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë këtë të mërkurë nga një shtetas që tashmë ka rënë në prangat e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në Qënas të Fierit. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 39-vjeçari me iniciale A.B. ka goditur me mjet prerës 77-vjeçarin me iniciale H.B. dhe 53-vjeçarin me iniciale A.B.
Të lënduarit janë në kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit, ndërkohë që vazhdon hetimi për ngjarjen.