Një i ri është plagosur me thikë pasditen e sotme në Shijak. Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
I lënduari ka marrë goditje në shpatull dhe në pjesën e pasme të trupit. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.