Abc24.al ka denoncuar me fakte dhe prova Kompaninë Final SHPK, e cila ka mashtruar 40 mijë qytetarë. Duke funksionuar si institucion financiar kanë blerë kreditë e këqija në banka dhe i faturojnë kredimarsve fatura ekstra të fryra. Me norma efektive të interesit për kredi që shkojnë deri në 530% nga 30 % që është tavani i miratuar.
Pas disa cikleve denoncimesh më në fund Banka e Shqipërisë ka reaguar duke pezulluar licencën e institucionit financiar Micro Credit Albania.
Në shtator 2022, Departamenti i Mbikëqyrjes ka kryer një ekzaminim të pjesshëm pranë subjektit Micro Credit Albania, me objektiv ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të lëna pas ekzaminimit të plotë të kryer në korrik 2020. Nga ky ekzaminim ka rezultuar se rekomandimet e lëna janë realizuar vetëm pjesërisht nga subjekti, ndërsa inspektimi i fundit ka evidentuar shkelje serioze.
Subjekti nuk i ka klasifikuar kreditë në përputhje me rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve jobanka”. Gjithashtu, Micro Credit Albania nuk i ka klasifikuar të gjitha ekspozimet e një klienti në të njëjtën kategori rreziku, si ç’kërkon e njëjta rregullore. Sipas inspektimit, subjekti nuk ka kryer një analizë të plotë financiare mbi aftësinë paguese të klientëve të përmendur më sipër, por është bazuar në vetdeklarime të paverifikuara.
Një shkelje tjetër serioze është mosreflektimi në kontratat e kredive detyrimin për kufizimin e penaliteteve në masën 30% të detyrimit kontraktor, sipas ndryshimeve të rregullores “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekore”, që hynë në fuqi në fillim të vitit 2022.
Subjekti nuk ka as një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij, në shkelje të rregullores “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. Përveç faktit që shkeljet janë shtrirë në një kohë të gjatë dhe janë kryer me vetëdije, Banka e Shqipërisë argumenton se subjekti ka paraqitur përpara autoritetit mbikëqyrës një situatë joreale të cilësisë së portofolit të kredisë dhe nuk ka respektuar kërkesat rregullatore lidhur me kufizimin e masës së penaliteteve. Vlerësohet gjithashtu se shkeljet e konstatuara janë të përsëritura dhe subjekti nuk ka adresuar në mënyrë të plotë rekomandimet e ekzaminimit të mëparshëm.
Bazuar në faktet e mësipërme, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka vendosur pezullimin e ushtrimit të veprimtarisë së kredidhënies, përfshirë këtu edhe blerjen e kredive të reja), për një periudhë 12-mujore, deri në fund të vitit 2023.
Gjatë kësaj periudhe, subjekti mund të vijojë të administrojë portofolin e kredive që ka të regjistruar në librat kontabël deri në fund të dhjetorit 2022, duke përfshirë arkëtimin e kësteve, ndjekjen e procedurave përmbarimore, ristrukturimin vetëm të principalit, interesit dhe maksimumit të lejuar të penaliteteve (30%), si edhe mund të shesë portofolin e kredive.
Pronari i mikrokredi “Final” Arben Meskuti ka blerë nga bankat e nivelit II borxhin/kredinë e marrë në 2006, 2007, 2008 apo 2009 nga një shqiptar i thjeshtë dhe pasi e kërkon disafish me shantazh, e vendos atë mes dy zgjedhjeve të detyruara: O të paguajë disafishin e borxhit të vjetër, ose të marrë kredi të re dhe të kthehet në një borxhli modern të viteve 2019, 2020, 2021 apo 2022!
Pas blerjes së këtyre kredive, ata kryejnë mbledhjen e borxheve qytetarëve në mënyrë joligjore. Shpesh veprimet e tyre për bllokimin e numrit të llogarisë janë të paligjshme dhe në shkelje të Kodit të Procedurës Civile.
Shumë familje janë detyruar të marrin kredi të reja për të shpëtuar lakun e shtrënguar për larjen e kredive/borxheve të vjetra.
Një skemë e zbërthyer nga gazetarët e stafit tonë, në të cilën përfshihen financierë, banka të nivelit të dytë, institucione mikrokredie, por edhe persona me influencë sicc është rasti i Elvin Gurit që nga aksioner i FINAL shpk, ishte dhe antar i Këshillit Mbikqyrës, e tani zotëron aksione në bankën OTP si dhe në kompaninë e telekomunikacioneve ONE./Abc24.al
Bravo Gazetareve investigues, kan ber ate qe ne fakt duhet ta bejn instancat shteterore te cilat Jane pale me keta manipulus te paskropullt perfshire gjykatat, prokurorine, krimin ekonomik, banken e shqiperise, dhe disa prej bankave te nivelit te dyte, si dhe mediave kryesore te cilat nuk i denoncojne pasi te gjith jane te perfshire ne kete vjedhje me dhune qe Po ju behet qytetareve shqiptare!
Kush nuk e kupton se Ketu eshte shteti Banka e Shqiperise ,Prokuroria Struktura anti korrupsion e pastrimit te parave Qeverrija dhe Presidenti qe nuk ushtrojen detyrat e tyre qe ket alabak Mashtrojen me mijra e mijra qytetar .
Vtem nje gje doja tju thoja qe eshte e sigurt Asnje kredi nuk duhet te shitet pa njoftuar me pare kredimarresin .Te gjitha shitjet jane te pavlefshme apsolutisht dhe jane realizuar nga gruaja (bashkejetusja ) e Arben Meskutit Notere ne Kavaj te ciles i eshte heq licenca nga ministria e Drejteis dhe ajo vezhdon te ushtroj aktivitetin edhe mbas heqjes se licences .Uroj te dali nje Prokuror i ndershem ose Bankier ose nenepunes i larte qe te zbatoj ligjin dhe te ndeshkoj kete grup kriminal dhe te shpetoj viktimat e tij Njerzit e Ndershem