Petro Koçi: Veliaj ka vizionin dhe energjitë për të drejtuar sërish Tiranën, Këlliçi është “La voce del padrino”

0
Gjigandi

Deputeti socialist Petro Koçi e sheh Erion Veliajn kryetar të Bashkisë së Tiranës dhe për katër vitet e ardhshme. Duke folur në Top News, Petro Koçi shprehet se Veliaj  është tashmë një ekspert i qeverisjes vendore, që ka vizionin dhe energjitë e duhura për të punuar sërish.

“Z. Veliaj ka dëshmuar që është tashmë një ekspert i qeverisjes vendore, ka vizionin e duhur, ka energjinë e jashtëzakonshme për të punuar. Kryeqyteti nën qeverisjen e z. Veliaj natyrisht dhe të Këshillit Bashkiak ka përparuar shumë. Ky vit që mbyllet., mbyllet si viti “Kryeqyteti i Rinisë Europiane”, dhe pastaj vitin që vjen është dhe “Qyteti i Sportit”. Kështu që kjo lidhet dhe me vizionin e së ardhmes, për të bërë më shumë për rininë dhe në pikëpamje të zhvillimit të sportit dhe të lidhjes shpirtërore dhe fizike të rinisë me sportin si një alternativë e një zhvillimi të shëndetshëm fizik dhe mendor”, shprehet ai.

Koçi, i cili është i dërguari i PS në Njësinë 6, i cilësoi primaret në PD si fasadë, pasi fituesit kanë qenë të paracaktuar nga Berisha. “E gjithë kjo ishte një fasadë primaresh sepse kandidatët ishin gjithmonë të paracaktuar nga z. Berisha. Unë e kam thënë, kandidatët e PD quhen “La voce del padrone”. Për të mos thënë “La voce del padrino” në rastin n e Tiranës. Kemi të bëjmë me një situatë ku ne jemi shumë optimist, e kemi të garantuar fitoren, por thashë kjo patjetër kërkon që PS të angazhohet në mënyrë energjetike në fushatë në momentin që ajo do të fillojë. Ne tani jemi në momentin e përgatitjes së strukturës sonë organizative për këtë fushatë. Kuptohet që jemi partia më e organizuar në vend, edhe në kryeqytet”, deklaroi deputeti Petro Koçi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu