Lidhjet me ish-zyrtarin e FBI, Berisha ‘këshillon’ Ramën: Kthehu në të penduarin e drejtësisë dhe dëshmo!

0
Gjigandi

Kreu i PD, Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të dorëzohet dhe të bëjë rolin e të penduarit të drejtësisë lidhur me akuzat ndaj ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së, McGonigal.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha tha se kjo do të mbetet një njollë e zezë në historinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Shqiptarët mësuan se e u përdor korrupsioni ndërkombëtare për të luftuar korrupsioni në Shqipëri. Dëgjoje pak se ortaku i MC Gonigal, ai një deklaratë të paguar thotë se Berisha është një kukull e Putinit, për llogari të Edi Ramës. Po kjo ishte një ofensivë e korruptokracisë kundër opozitës. Edi Rama ka shkel çdo ligj dhe ai duhet të shkojë para drejtësisë në Shqipëri. Ne do të ngremë një komision për këtë aferë të tmerrshme, është shumë e thellë këto që dimë ne janë vetëm sipërfaqja, por është një aferë botërore kjo e cila ka synuar pushtetin e Edi Ramës por është aferë botërore dhe analistë të shquar amerikanë janë të këtij mendimi, Edi Rama ka vetëm një alternativë të shndërrohet në të pentito dhe të kontribuojë në zbardhjen e kësaj afere që do të mbetet një njollë e zezë në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu