Pesoi atak ne stervitje, Bayerni njofton gjendjen e Tolissos

0
Gjigandi

Mesfushori Correntin Tolisso i Bayern Munchen u shtri në fushë në mes të stërvitjes, duke vendosur dorën në zemër.
Ai kishte pësuar një goditje në zemër dhe stafi mjekësor i klubit e ndihmoi menjëherë duke e shoqëruar me ambulancë, Tolisso e kaloi natën në ambientet e spitalit.
Klubi i Bayern Munchen ka konfirmuar se mesfushori ka pasur një shqetësim në zemër, por tashmë gjithçka e ka lënë pas dhe është nën mbikëqyrjen e mjekëve. Disa simptoma nuk janë larguar ende, pasi Tolisso po vuan nga paniku dhe ka marrje mendësh.
Doktori Peter Ublacker ka qenë njeriu që e ka ndihmuar menjëherë mesfushorin e Bayern, duke qenë në gatishmëri totale që në momentin kur Tolisso u rrëzua në fushë
The post Pesoi atak ne stervitje, Bayerni njofton gjendjen e Tolissos appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu