Përplasja me Top Channel, Rama publikon dokumentin: Shantazh, kërkojnë 120 mln lekë nga AZHBR

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga kërkesa e Top Channel për bashkëpunim me AZHBR-në duke e cilësuar këtë një shantazh me lajmë të pavërteta për të përfituar para nga Qeveria.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, Rama thotë se Top Channel kërkon 120 milionë lekë për të mbështetur një projekt që do u tregojë shqiptarëve vazhdimisht ecurinë e Shqipërisë rurale.

“Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik. Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiptarëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj! Atëherë pllaka kthehet përmbys dhe dynjasë i jepet një emision i tërë me gllabërim parash të bujqësisë, një fabrikim nga fillimi në fund me gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, e ngjashme si dy pika uji me një fabrikim nga i njëjti kanal për Rilindjen Urbane”, shkruan Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu