Përplasi për vdekje një grua teksa bënte gara, i riu shqiptar dënohet me burg përjetë në Gjermani

0
161
Gjigandi

Një i ri nga Kosova është dënuar me burg të përjetshëm pasi i mori jetën një gruaje teksa bënte gara në rrugët e Gjermanisë.

Gjykata e Landit në Kleve e konsideroj si vrasje humbjen e jetës së 43-vjeçares Sema. S pasi makina e saj u përplas nga “Mercedezi” që drejtohej me shpejtësi tepër të lartë nga Kushtrim.H 22-vjeç. Kështu i riu nga Kosova mori dënimin maksimal duke e mbyllur prapa hekurave për të gjithë jetën e tij.

Ndërkohë personi tjetër që po garonte me 22-vjeçarin shqiptare, edhe ai vetëm 22-vjeç i quajtur Ismail.S, me shtetësi Gjermane mori një dënim prej 3 vite e 9 muaj heqje lirie.

Gare që shkoi keq mes kosovarit dhe gjermanit, u zhvillua në prillin e kaluar (2019) në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut.  Gjermani drejtonte një makinë tip ‘Range Rover Sport’ me 550 kuaj fuqi ndërsa shqiptari nga Kosova një “Mercdez AMG E63 S me 612 kuaj fuqi.

Pas humbjes së kontrollit nga shpejtësia e lartë, makina e Kushtrim.H ka përplasur makinën e 43-vjeçares gjermane duke e lënë të vdekur.

Në sallën e gjyqit të dy të akuzuarit e kanë pranuar se po bënin gara por kjo nuk ka ndikuar në uljen e dënimit të tyre.

Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në aksident, i ka kërkuar falje familjes së gruas së vrarë. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij, ai thotë: “Më vjen së tepërmi keq për atë që ka ndodhur. Unë do të doja të zhbëhej kjo që ka ndodhur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu