Mbrëmjen e djeshme në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një 31-vjeçare R. B., 31 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila pas mjekimit të marrë në spitalin e Pogradecit, u largua në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Po ashtu, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, K. B., 37 vjeç, banues në Korçë.
Pasi u kap në qytetin e Korçës, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.