Përparim Kalo, pretendenti kryesor në garën për drejtimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor

0
Gjigandi

Gara për anëtarët dhe drejtimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor të Shqipërisë (KLGj) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ka zbuluar 23 kandidatë që po konkurrojnë për t’iu bashkuar këtyre institucioneve vendimtare që mbikëqyrin gjyqtarët dhe prokurorët.
Ndër emrat e konkurrentëve, si pretendent i spikatur për KlGj-në bie ne sy prej kandidatëve, Përparim Kalo, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
Në listën e kandidatëve janë përfshirë edhe disa figura të tjera të shquara të jurisprudencës shqiptare.
Sipas ekspertëve vendas, kandidatura e Kalos spikat si një pretendente e fortë për të drejtuar KLGj. Një avokat i njohur dhe ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Kalo kishte marrë pjesë edhe më parë në një proces të përzgjedhjes presidenciale shumë konkurruese vitin e kaluar. Kandidatura e tij mori mbështetje të konsiderueshme nga shoqëria civile dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.
Për më tepër, një burim diplomatik perëndimor i tha Tirana Times se emërimi i Kalos në krye të KLGj-së do të ishte një investim thelbësor për ruajtjen e integritetit dhe ngritjen e standardeve profesionale të këtij institucioni jetik për reformën e vazhdueshme në drejtësi në vend.
Përbërja e dy institucioneve do t’i nënshtrohet rinovimit, ku nga gjashtë anëtarë do t’i bashkohen KLGj dhe KLP. Nga gjashtë anëtarët, tre do të përfaqësojnë shoqërinë civile, ndërsa tre të tjerët do të jenë magjistratë, me një mandat pesëvjeçar.
Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave nga shoqëria civile në Kuvendin e Shqipërisë ishte 5 gushti, ndërsa magjistratët kanë kohë për të aplikuar deri më 4 shtator.
I gjithë procesi i konkurrimit dhe përzgjedhjes bie në përgjegjësinë e Gjykatës së Lartë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme.
Vendimi për drejtimin e ardhshëm të këtyre organeve të rëndësishme gjyqësore dhe prokuroriale parashikohet të ketë impakt të gjërë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe përpjekjet e tij për reforma në vazhdim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu