“Luftë kundër korrupsionit në Shqipëri”/ Ambasada Amerikane thirrje studentëve: Ngrini zërin – lajmi fundit

0
Gjigandi

Ambasada Amerikane në Tiranë ka deklaruar se SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale, Ambasada njofton se çdo javë do të nënvizojnë një nismë që kanë ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, Ambasada iu ka ardhur në ndihmë studentëve të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë, në kuadër të nismës për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Postimi i plotë: Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Mësoni më shumë: Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu