Përmbytja në Shkodër dhe Lezhë/ Përmirësohet gjendja, ulet niveli i ujit

0
Gjigandi

Bashkia e Lezhës dhe Shkodrës kanë publikuar përditësimin e fundit rreth situatës së përmbytjeve

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022, ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00, shënon kuotën 7.90m, (kuota e matur sipas orës 07.00).(Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, ((kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1435 Ha

RonaTyra

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit ka prezencq uji 60 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.
3. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht:

Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 person, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje, 57 persona, jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)
Lagja nr. 1, 1 familje ( 5 persona)

43 persona janë te akomoduar ne konvikte.

1 shtëpi me prezencë uji (lagjia Ajasem).

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Situata në Qarkun Lezhë , ora 8:20, datë 23.11.2022

Në territorin e qarkut Lezhe , gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes , kemi patur rreshje shiu me intesitet të mesëm deri të lartë. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje. Rreshjet e shiut vazhdojnë pa ndërprerje, gjë e cila do ndikoje negativisht në normalizimin e situatës.

Situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë: Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve.
Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla.
Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë. Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.
Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave port ë papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu