Personalitete të diplomacisë, kolegë dhe pedagogë të Universitetit Mesdhetar përkujtuan në një konferencë të veçantë ish-ambasadorin e Shqipërisë në Bullgari, Bashkim Rama. Pjesëmarrësit vlerësuan angazhimin e diplomatit në momente me rëndësi për vendin si dhe interesin e tij për të studiuar çështjet ballkanike. Bashkim Rama, i cili u nda nga jeta 6 muaj më parë kujtohet vlerësim edhe nga studentët e tij.
Diplomati dhe akademiku i njohur Bashkim Rama u vlerësua për kontributin e tij në konferencën përkujtimore ku morën pjesë kolegë miq e familjarë në Universitetin Mesdhetar.
Gjatë diskutimit pjesëmarrësit sollën momentet të jetës së Bashkim Ramës, ku ndër më të rëndësishmet është detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë.
“Në janar 1991 pata mundësinë të njihja Bashkimin e vërtetë, Bashkimin si njeri, Bashkimin si di9plomat në një perioudhë të jkashtëzakonsyhme edhe për Bullgarinë, edhe për Shqipërinë.”
Kolegët që e kanë njohur Bashkimin që në vegjëli tregojnë se diplomacia ka qenë gjithmonjë një fushë me interes për të ndërsa çështjet e Ballkanit kishin një rëndësi të veçantë në studimet e tij.
Bashkim Rama ndërroi jetë 6 muaj më parë në moshën 70-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, teksa sot në korridoret e Universitetit Mesdhetar kujtohet si një pedagog e mësimdhënës i rëndësishëm për studentët e tij.