Ka përfunduar edhe nata e dytë gjysmë finale e Eurovision 2022.
Në gjysmëfinalen e dytë morën pjesë dhe konkurruan 18 shtete të tjera për të kaluar në finalen e së shtunës.
Ndërsa gjithashtu janë prezantuar me video të shkurtër edhe tre shtete të tjera që kalojnë automatikisht në finale.
Pas përfundimit të performancave është hapur televotimi duke përzgjedhur edhe 10-të shtete të tjera që shkuan në finale
Shtete e radhës që iu bashkuan finalistëve të natës së parë gjysmëfinale janë: Belgjika, Çekia, Azerbajxhani, Polonia, Finlanda, Estonia, Australia, Suedia, Rumania, Serbia.
Grupit të shteteve finaliste iu bashkohen edhe gjashtë shtete të tjera që kualifikohen automatikisht.
Ndërkohë, kujtojmë se Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në finale duke u eliminuar në natën e parë gjysmëfinale.
/abc24.al/