Sonte (e shtunë) po mbahet nata finale e Eurovision 2022.
Plot 25 shtete kanë performuar në finalen e madhe, e cila sivjet mbahet në Torino të Italisë.
Pjesë e finales sivjet ka qenë edhe shteti i Lituanisë, i përfaqësuar nga këngëtarja Monika Liu.
Ajo ka kënduar në finalen e madhe këngën me titull “Sentimentai”, gjersa ndryshe nga gjithë delegacioni lituanin që po e shoqëronin, ajo në duar nuk mbante flamurin e shtetit të saj.
Liu kishte vendosur që në duar të mbante flamurin e Ukrainës, duke shprehur kështu mbështetjen për popullin ukrainas, i cili po përballet prej muajsh me një agresion të ashpër nga Rusia, nën tentimin për pushtim.
Foto: Eurovision
Monika ka fituar simpatinë e miliona shikuesve kur në videot që shfaqeshin nga “dhoma e gjelbër” ajo valviste flamurin e Ukrainës, ani pse në transmetim po jepej një përsëritje e shkurtër e këngës së saj.
Në anën tjetër, edhe grupi përfaqësues i Ukrainës, Kalush orchestra, kanë marrë duartrokitje e brohoritje të zjarrta nga publiku pas mbarimit të performancës së tyre.
/abc24.al/