Përdoruesit e Skype në SHBA tani mund të bëjnë thirrje emergjente nga kompjuterët e tyre

0
Përdoruesit e Skype në SHBA tani mund të bëjnë thirrje emergjente nga kompjuterët e tyre
Gjigandi

Skype njoftoi këtë javë se përdoruesit e tij në SHBA mund ta përdorin atë për të thirrur urgjencën 911 nga kompjuteri i tyre në shtëpi dhe se softueri i tij mund të ndaj vendndodhjen e tyre me shërbimet e urgjencës nëse është e nevojshme.

Sipas medieve të huaja, SHBA-ja është shteti i fundit që mori këtë përditësim; deri më tani ishte i disponueshëm vetëm në Australi, Danimarkë, Finlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Lëvizja e Skype për të mundësuar thirrjet 911 vjen me disa kufizime, por mund të jetë vendimtare për përdoruesit që kanë ende një lidhje adekuate në internet kur humbasin aksesin në një telefon celular.

Përdoruesit inkurajohen të mos bëjnë një telefonatë urgjence përmes Skype kur janë jashtë rajonit të tyre, pasi telefonata mund të ridrejtohet diku tjetër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu