“Për 2 muaj nis puna për Portin e ri të Durrësit”, Alabbar: Vetëm unë jam investitori!

0
Gjigandi

Investitori Mohamed Alabbar, në një dalje mediatke në emisionin ‘Real Story’ thotë se fillimi i vitit të ardhshëm do të shënojë edhe hapat e parë për ndërtimin e projektit ambicioz.

“Është shpallur tenderi ynë i parë i ndërtimit. Kështu që të mos gabohem, presim që në rreth 4 javë të marrim çmimet e ofertës dhe pasi të kalojë kjo fazë, shpresoj që për një muaj e gjysmë apo dy muaj. të instalojmë vinçat dhe të fillojmë punën”, tha ai.

Për herë të parë, investitori arab zbulon detaje sesi do të duket kur të përfundojë ndërtimi i Portit Turistik të Durrësit, duke i kërkuar skeptikëve, t’i besojnë.

“Gjatë këtyre tre vjetëve kam negociuar për këtë projekt dhe me të vërtetë respektoj atë që po bën shkëlqesia e tij Edi Rama. Më pëlqen zemra e tij, mendon për popullin, i bën punët të pastra, premton dhe realizon pavarësisht presionit politik” , vijoi Alabbar.

Ai i jep fund edhe dyshimeve të hedhura nga politika se kujt i përkasin rreth 60 % e aksioneve, pas të cilave opozita dyshonte se fshihen përfitues qeveritar.  Sa i takon përfitimeve që vendi ynë pritet të ketë nga ndërtimi i portit turistik të Durrësit, Alabbar thotë se projekte të tilla sjellin impakt në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto.

“Ne po flisnim më parë që do hapen rreth 40-50.000 vende të reja pune.  Zakonisht, projekte të mëdha si ky duhet t’i shtojnë prodhimit të brendshëm bruto të qytetit rreth 4-5%. Studimet tona gjithmonë e tregojnë, por përsa i përket turizmit, është i jashtëzakonshëm. Fuqia punëtore do të jetë vendase”, tha ai.

Edhe shitjet e nisura, ende pa nisur ndërtimi, për Alabbar janë treguar se projekti do të jetë një nga më të jashtëzakonshmit që mbajnë vulën e tij.

2.1 miliard euro pritet të jetë kosto e transformimit të Portit të Durrës në investimin strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Në projekt, parashikohet ndërtimi i 280 vendeve ankorimi të jahteve, 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 në Portin e Durrësit si dhe në Marinën e portit, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra.

RonaTyra

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu